Policia e Tiranës njoftoi se tentativa për vjedhjen e një banke në ish-Bllok gjatë natës ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, tek BKT Bank. (Foto ilustruese)
Aty është konstatuar një çarje në murin e bankës 50 me 30 tek dhoma e kasafortës.
Sipas policisë, kasaforta duket e paprekur, por priten punonjësit e bankës për të verifikuar kasafortën dhe ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.















