Policia e Lezhës njoftoi paraprakisht se ka arrestuar shoferin 25-vjeçar nga Lezha, Gjin Beqiri, si shkaktar të aksidentit me vdekje në rrugën Lezhë – Milot.
Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet:
Më datë 06.08.2016, rreth orës 08.30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Manati – Lezhë, ka ndodhur një aksident.
Shtetasi Gjin Beqiri 25 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin veturë Benz me targë AA841BT, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Nikoll Frangu, rreth 72 vjeç, banues në Grykë-Manati, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme të arrestimit të tij. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet.















