Një vajzë e re në Tiranë, u paraqit këtë të martë në polici për të denoncuar një bashkëmoshatarin e saj se e ka përdhunuar.
Por policia sqaron rastrin që bën fjalë për marrëdhënie seksuale me dhunë, nga shtetasi i mitur 17 vjeç banues në Tiranë, duke e zhveshur atë nga përgjegjësia.
Konfirmohet se ditën e djeshme është bërë ndalimi i vajzës 17- vjeçare që denoncoi, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur.
Ndalimi u bë pasi dyshohet se nga ekspertimi mjeko ligjor nuk vërtetohet të ketë patur marrëdhënie seksuale me dhunë dhe se gjithçka ka qenë sajesë.
Dyshohet se e reja ka pasur një lidhje me bashkëmoshatarin e saj, dhe përfundimi i saj ka bërë që si shenjë hakmarrje ta denoncojë në polici, duke inskenuar përdhunimin.
Por gjithçka u zbulua në vijim të hetimeve, duke bërë që në telashe të përfundojë ajo vetë dhe jo adoleshenti që akuzoi















