Policia e Fushë Krujës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje. Denoncimin ndaj tij e bëri bashkëshortja.
Agim Doçi 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë u arrestua nga policia, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij, M.Doçi 48 vjeçe, pasi në orët e mbrëmjes së djeshme, në ambientet e banesës ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. Të sinjalizuar për rastin, efektivët e policisë bën arrestimin e tij, nën akuzën e dhunës në familje.
Mësohet se rasti i dhunës është i përsëritur, duke e detyruar gruan që t’i drejtohet policisë për ndihmë















