Publikohen fotot e skafit, që i kaloi përsipër dhe e goditi për vdekje ndërsa notonte, turistin rus Denis Kaiymov në Himarë.
Skafi plastik “Black Arrow” është 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë. Ai është në pronësi të Fatmir Kuçit, 44-vjeçarit nga Elbasani, që u arrestua nga Policia e Vlorës për vrasje nga pakujdesia..
Policia e Vlorës njoftoi se Fatmir Kuçi, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, duke drejtuar mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.
Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit: skafin plastik “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili dhe një motor deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.
















