Një i ri është në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka hyrë me forcë në një banesë dhe ka kryer seks me dhunë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur përse ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit në Tiranë, ku 22-vjeçari me inicialet E. K., në mesnatë është futur në banesë e të resë.
Pasi ka hyrë në banesën e 31-vjeçares me inicialet B. A., ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës. Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe denoncimi në polici.
Uniformat blu të Komisariatit numër 5, kanë bërë të ditur se kanë shpallur në kërkim të riun. /SYRI.net















