Zbardhen detaje në lidhje me drekën e sotme mes Ilir Metës, Koço Kokëdhimës dhe Rexhep Mejdanit. SYRI.net ka arritur të sigurojë detaje nga ajo çka është diskutuar sot në drekën e organizuar ngas Kryetari i Kuvendit Ilir Meta me dy figura të tjera politike, ish Presidentin e Republikës Rexhep Mejdani dhe me ish-deputetin Koço Kokëdhima.
Sipas këtyre burimeve që në fillim palët kanë rënë dakord se qeveria aktuale nuk funksionon më dhe si e tillë ajo do të pushojë se ekzistuari në muajin Shtator.
Pasi janë dakordësuar në këtë pikë, Meta, Mejdani dhe Kokëdhima kanë diskutuar përreth formulave të mundëshme për krijmin e qeverisë së re e cila në vlerësimin e ‘treshes’, duhet të “së pari të jetë produkt i konsensusit, më pas të kthejë besimin e shqiptarëve tek qeveria si dhe të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve”.
Sipas asaj që janë akorduar treshja Meta-Kokëdhima-Mejdani, qëllimi i kësaj qeverie është që të udhëheqë vendin drejt progresit për periudhën e mbetur dhe ajo çka është më e rëndësishmja, të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo ka qenë në thelb baza e diskutimit mes Metës, Kokëdhimës dhe Mejdanit ndërsa nuk është diskutuar për çështjet teknike se kush do ta udhëheqë këtë qeveri apo cila do të jetë përbërja e saj, thanë të njëjtat burime të SYRI.net.
Mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi i PD-së në këtë pikë, por edhe secila do të jetë kundërpërgjigja e Kryeministrit Rama pas kësaj që ka ngjarë sot.
Vlen të theksohet se pjesë i takimit të sotëm duhet të ishte edhe deputeti socialist Ben Blushi, por që vetëm për arsye mosrakordimi kohe me 3 pjesëmarrësit e tjerë, ai nuk arritit mbërrinte në kohë nga Himara ku ndodhet me pushime. /SYRI.net














