Festat e shfrenuara në “Drymadhes”, Dhërmi, që është edhe një vendet e mjaft të frekuentuara gjatë verës, sjellin edhe pasoja.
Me sa duket, pas “Schiuma Party”, mbeturinat e atyre që janë konsumuar në klube janë hedhur në tokë dhe kjo ka irrituar së tepërmi Arbën Kadinë, aktivist i shoqërisë civile.
Ai ka postuar sot disa foto në profilin e tij në Facebook, ku kërkon që vëmendja e shtetit të mos fokusohet në aksione për mbledhjen e kuponëve, që ka nisur sot në zonat bregdetare.
“A thua se kuponi i munguar ndot cilësinë e jetës më shumë pisëllëku që na ka kap për fyti?”,shkuan Kadia.


















