Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do t’i prijë delegacionit të Serbisë në Bruksel.
Nga ana tjetër, kryesuese e delegacionit për bisedime teknike nga pala kosovare është ministrja për dialog, Edita Tahiri.
Mediat serbe raportojnë se bisedimet do të jenë të nivel ekspertësh.
Po sipas këtyre burimeve, bisedimet do të zhvillohen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, ndërsa ndër temat e dialogut do të jenë zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit / Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe dhe i të tjerave të arritura më 25 gusht të vitit të kaluar.





















