Ngarkesa e fundit prej 1.2 ton kanabis sativa e nisur nga Shqipëria që u kap dje në brigjet italiane, ka bërë që mediat e vendit fqinj të shkruajnë sërish për trafikun e drogës nga trafikantët shqiptarë.
“Il Giornale” shkruan se janë shumë kanale që bëjnë të mundur funksionimin e transportit të drogërave të ndryshme, si heroina, kokaina dhe marijuana.
Interneti luan një rol jo pak të rëndësishëm, shkruan media italiane, ku bëhen porosi online për sasi të ndryshme droge e që më pas trafikantët shqiptarë i trafikojnë me rrugë detare por edhe ajrore vitet e fundit.
“Rruga e Ballkanit” është një nga korridoret më të përdorura nga trafikantët. Rolin kryesor e kanë shqiptarët, si furnizuesit më të mëdhenj të drogës në këtë rajon, shkruan SYRI.net.
Shkrimi bazohet mbi një raport të Antimafias italiane. Në atë që thekson gazeta italiane, përveç dy rrugëve kryesore atë tokësore dhe detare, tani është dhe rruga nga ajri me avionë të vegjël. Po ashtu një tjetër veçori është për përdorimi i internetit, sidomos për të bërë porositë.
“DIA amerikane e ka bërë të qartë, shqiptarët janë specializuar mjaftueshëm për t’iu mos u frikësuar distancës së madhe të ngarkesave nga njëra pikë në tjetrën. Bandat shqiptare kanë përdorur edhe metoda të tjera transporti, mjaft të zgjuara, duke modifikuar avionë të vegjël për të transportuar drogën”, shkruan ndër të tjera “Il Giornale”./SYRI.net/
















