• Latest
  • Trending
  • All

Carlo Bollino zbulon “grup anti-reformë” në media

31/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Carlo Bollino zbulon “grup anti-reformë” në media

31/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme

Gazeta Shqiptarja.com e botuesit Carlo Bollino ka shfrytëzuar debatin e gjerë për reformën në drejtësi për të akuzuar disa media, gazetarë e analistë se kanë pasqyruar qëndrime oportuniste duke u bërë kështu në grup kundër reformës. Pa përmendur emra e pa cituar fakte, ajo ka tentuar të vendosë një vijë fronti edhe në media, për të ndarë ata që sipas saj janë pro me ata që janë kundër kësaj kthese të madhe për shoqërinë.

 “Kështu, ndërkohë që në media konstatohet se qyetarët e telefonatave direkte nuk bëjnë gjë tjetër veçse ankohen për njerëzit e drejtësisë dhe politikanët, shumica e gazetave dhe televizioneve, si dhe të portaleve oline, që po shtohen me shpejtësi, vendin kryesor sidomos në faqet e para dhe lajmet e emisioneve kryesore informative ia rezervojnë argumentimit të nevojës për… të shtyrë në kohë reformën… Është e habitshme se si gazetarët me përvojë dhe aftësi profesionale të detyrohen të dalin me artikuj që bien ndesh me ndërgjegjen kolektive sa i përket nevojës urgjente të një reforme radikale në drejtësi”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë përpjekje për ta realizuar qëllimin e saj, Shqiptarja e botuesit italian Bollino, nuk sjell asnjë fakt, çka i nevojitet një shkrimi të tillë për ta bërë atë të besueshëm para publikut dhe çka është roli kryesor i gazetarit dhe mediave. Kjo sentencë, për të marrë trajtën e konstatimit, ka nevojë të shoqërohet së paku me tituj të edicioneve informative, të gazetave e portaleve, me emra tyre dhe të gazetarëve me përvojë e profesionistë, që gazeta e Bollinos thotë se ishin kundër reformës. Por këta elementë të besueshmërisë mungojë.

Në mungesë të tyre, gazeta vazhdon të shpjegojë arsyet e krijimit të këtij “blloku anti –reformë”, që ajo thotë se ka zbuluar në media.

“Si qëndron puna? Gazetarët shqiptarë nuk janë qyetarë si gjithë të tjerët? Janë ata imunë ndaj korrupsionit galopant dhe gjithëpërfshirjes në sistemin e drejtësisë? Përkundrazi. Por gazetarët janë të punësuar. Pavarësisht se çfarë mendojnë ata lidhur me këtë reformë personalisht, janë të detyruar të respektojnë një linjë editoriale, që e bëjnë botuesit. Gjatë gjithë këtyre dekadave të postkomunizmit, botuesit shqiptarë kanë qenë të lidhur me politikën, me biznesin dhe, më keq akoma, në raste të caktuara, edhe me krimin, për të përfituar nga paratë e tyre”, vijon gazeta.

Me idenë e këtij shkrimi, Bollino po i shkon mbrapa kryeministrit Rama, i cili ka hedhur në treg strategjinë e tij për krijimin e një “fronti imagjinar antiperëndimor” dhe që ka për qëllim që ta përdorë si tezë elektorale, në kohën kur s’ka bilanc për t’u dalë përpara shqiptarëve që janë më të varfër dhe që shohin se si pushtetarët e njerëzit dhe bizneset pranë tyre po pasurohen me hap galopant, përmes aferave të dyshimta korruptive.

Këtë ide Rama e artikuloi qartë në fjalimin e tij në festën për reformën, në Pallatin e Brigadave.

 “Së pari, presioni i vullnetit popullor, që u mishërua natyrshëm qysh në krye të procesit, në bashkëpunimin e shumicës qeverisëse me aleatët strategjikë të Shqipërisë. Së dyti, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë mbi bllokun kundër reformës, që arriti një kulmim vendimtar në fund të procesit. Së treti, presioni që krijoi brenda atij blloku, kurajo e disa deputetëve, që garantuan shumicën kushtetuese për votimin e reformës”, tha Rama.

Ashtu si gazetës së Bollinos edhe Ramës i mungojnë faktet. Dhe ashtu si në rastin e Ramës, shkrimi pa fakte i gazetës së Bollinos ngre disa pikëpyetje të forta për arsyet e vërteta botimit të tij.

Në mungesë të fakteve, mos vallë produkti i këtyre përfundimeve është është përvoja personale me trajtimin e gazetarëve, me raportet me politikën, me biznesin apo më keq akoma…? Apo, ashtu siç po bën qeveria me të cilën akuzohet se ka lidhur kontrata të dyshimta për të përfituar para publike, mos ndoshta edhe Bollino kërkon të ndajë edhe gazetarët në pro-perëndimorë dhe anti-perëndimorë?

Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ka nevojë të kthehemi vetëm pak pas në kohë. Në maj të vitit 2015 gazetarët e A1 Report, që në atë kohë ishte pronë e Bollinos dhe ish –ortakut të tij Koço Kokëdhima, nisën disa lajme tek kolegët e tyre, se kishin 2 muaj pa marrë pagat, duke u kërkuar të ruhet anonimati. Gazetarët e Bollinos nuk guxuan ta bëjnë më të madh shqetësimin e tyre, nga frika se do të humbisnin vendin e punës. Kolegët e tyre shkruajtën për një protestë, por kur u pyetën zyrtarisht nga redaksitë, ata nuk patën guximin për ta pohuar.

http://www.lapsi.al/          http://www.newsbomb.al/            http://www.gazetatema.net/        http://www.balkanweb.com/

Ky rast është një provë e fortë se nga fillon mungesa e lirisë. Vartësia ekonomike është një prej formave më të mira të “heqjes së medimit personal” apo “ndërgjegjes civile”, siç prentendon gazeta e Bollinos se ka ndodhur në debatin për reformën në drejtësi.

Përsa u përket raporteve me politikën, Carlo Bollino është akuzuar nga disa media, (shihni linqet më poshtë) se është shpërblyer nga qeveria për shërbimet që mediat e tij i kanë bërë. Ai është akuzuar edhe se ka krijuar kompani fiktive për të lidhur kontrata me qeverinë.

http://www.balkanweb.com/site/qeveria-shperblen-carlo-bollinon-i-jep-biznesin-e-bunkart/      

http://www.citynews.al/2016/04/afera-bunkart-dhe-carlo-bollino/1          

 http://www.lapsi.al/lajme/2016/04/11/qeveria-shperblen-carlo-bolinon-i-jep-biznesin-bunkart

http://www.gazetatema.net/web/2014/11/25/a-i-mori-karlo-bolino-100-mije-dollare-bunkerit-berthamor/

http://time.ikub.al/Lajme/FOTO-Qeveria-shperblen-serish-botuesin-Carlo-Bollinon-i-jep-biznesin-e-BunkArt-.aspx

http://www.sot.com.al/politike/investigimi-boldnews-zbulon-milionat-e-qeverise

http://time.ikub.al/ Investigimi-Boldnews-zbulon-milionat-e-qeverise-shqiptare-Ja-ku-shkojne-

http://boldnews.al/2016/07/08/ja-si-fsheh-carlo-bollino-7-kompanite-qe-ka-ne-shqiperi/

Vetë Bollinos i dhimbset aq shumë kjo qeveri, saqë ishte i vetmi gazetar i huaj që iu lut publikisht Edi Ramës, që vetëm për hir të mbajtjes së pushtetit, t’u thoshte JO amerikanëve për reformën në drejtësi ashtu si për armët kimike, me qëllim që të mos i prishte qejfin Ilir Metës, pasi ai do ta rrëzonte nga pushteti. Këtë qëndrim mund ta kishte zili edhe socialistja e Beratit që bënte thirrje Nanos e Metës të mos zemëroheshin, sepse ata, socialistët, nuk donin as drita e as ujë, por vetëm t’i shihnin të bashkuar për të qëndruar në pushtet (shiko shkrimin këtu poshtë)

http://www.lapsi.al/lajme/2016/07/15/carlo-bollino-

Për t’i shërbyer kësaj qeverie, për të cilën Bollino shqetësohet aq shumë se mos bie, ai, ashtu si shefi i qeverisë, ka marrë përsipër ta ndajë shoqërinë në dy fronte: ata që nuk e duan reformën dhe që janë kundër aleatëve strategjikë e SHBA e BE, apo si anti –perëndimorë dhe ata që po bëjnë gjithçka që kjo reformë të miratohet dhe që e vënë veten përkrah aleatëve, që flasin në emër të tyre dhe në emër të popullit dhe që po hiqen si pro- perëndimorë.

Në debatin për reformën në drejtësi, duhet thënë se shqetësimi kryesor publik ka qenë për tentativat e vazhdueshme të qeverisë për të kapur sistemin. Ky shqetësim, i përfaqësuar politikisht nga opozita dhe disa muaj më vonë edhe nga LSI, bëri që pjesët thelbësore të draftit Rama të binin poshtë dhe që Rama të tërhiqej edhe nga ato kufinj të bojatisur me të kuq, që ai ishte përbetuar se nuk do shkeleshin për asnjë arsye.

Ata që kanë kërkuar që reforma të mos bëhej me nxitim, e kanë shprehur qartë arsyen: Kjo është një reformë thelbësore dhe duhet bërë me kujdes, e jo me vrullin revolucionar që fshihte qëllime të ndryshme nga ai i votimit me çdo kusht.

Deri tani asnjë media apo gazetar nuk ka qenë kundër reformës së drejtësisë. Por në media ka patur zëra e shkrime që shprehnin shqetësime për mënyrën se si donte ta realizonte atë Edi Rama, sipas mënyrës së tij, pa konsensus e pa gjithëpërfshirje. Pra, pa pyetur askënd veç ekspertëve të tij.

Ditën që reforma u miratua, askush nuk shkruajti kundër saj, askush nuk foli për një reformë të keqe, që do t’i sillte të këqija vendit. Madje edhe përpara se të miratohej, edhe gazetarët skeptikë ndaj qëllimeve të vërteta të Ramës, janë shprehur publikisht se do të ishte më mirë një reformë që mund të çalonte pak, sesa të vazhdohej me këtë sistem, ku drejtësi ka vetëm për të pasurit e pushtetarët. Konsensusi u përshëndet në bllok.

Kur reforma u miratua, shumica e mediave dhe gazetarëve të pavarur shkruajtën po ashtu për mënyrën se si u arrit votimi; se si Ilir Meta e Lulzim Basha ia morën Edi Ramës lavdinë nga duart; se si urimet nga ndërkombëtarët u vinin vetëm atyre; se si Edi Rama mbeti pa fjalë për ditë me radhë dhe shpiku “të hënën ditë pushimi për administratën për të festuar miratimin e reformës”; se si u shfaq ai i vetmuar dhe aspak entuziast duke dalë nga parlamenti pas 140 votave; se si i dështoi plani për ta miratuar reforëm me vota të “blera”; si dështoi në përjashtimin e opozitës; si u rrëzua përballë presionit të hapur të aleatit Ilir Meta.

Shkruajtën për orët që i rrezikuan karrigen e kryeministrit e po vazhdojnë të shkruajnë për tentativën e tij për të krijuar një konflikt të ri, me qëllimin e vetëm për të zhvendosur debatin nga problemet reale që ka vendi dhe për t’u hequr meritat opozitës dhe LSI-së, duke shkuar deri aty sa të thotë se ata që e kundështonin reformën i dhanë votat vetëm pasi ai kishte siguruar 94 votat.

Ndryshe nga sa thotë Bollino, asnjë gazetar e media nuk kërkoi që reforma të mos bëhej. Ndryshe nga sa shkruan gazeta e tij në shkrimin “Gazetarët mes ndërgjegjes civile e detyrimit korporativ”, gazetarët zgjodhën ndërgjegjen për t’i vënë shqetësimet kryesore në radhë të parë dhe për të kontrolluar qëllimet e vërteta të pushtetit dhe nuk zgjodhën t’i shkonin pas detyrimit për të mbrojtur me çdo kusht korporatën e pushtetit, nga i cili Bollino është akuzuar nominalisht se ka përfituar.

Tags: edi rama
Previous Post

E fundit/ Teksas, të shtëna në mes të qytetit, ka të vrarë

Next Post

PS – LSI në konflikt edhe për ngjarjen në Shënkoll

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

PS – LSI në konflikt edhe për ngjarjen në Shënkoll

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.