Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për zjarrin që ka ra në burgun e Shën Kollit në Lezhë ku humbi jetën i burgosuri Fatmir Sula i dënuar me 10 vite.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës.
Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma”, thuhet në njoftomin e Drejtorisë së Burgjeve.















