Pre e vjedhjeve në kryeqytet kanë rënë edhe varrezat e Tufinës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se vjedhja është denoncuar dy ditë më parë, kur 51-vjeçari A.B., banues në Tiranë, u ka thënë efektivëve se në varreza janë dëmtuar disa varre, ku janë marrë disa vazo bronxi.
Burime zyrtare shtojnë se, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes, i cili rrezikon një dënim deri në 5 vite burg./Syri.net/















