Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip miniberet të cilën e mbante pa leje. Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- një pistolet tip mini beret me 5 fishek (pa leje)
- një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal.






















