Europarlamentari Knut Fleckenstein ka postuar një mesazh që vjen në formën e ultimatumit.
“Shqipëri: Propozimi i fundit është në tavolinë. Këshilla ime: Fundi i diskutimeve, votoni!”, shkruan Fleckenstein në Twitter.
Duke pasur parasysh deklaratat e tij pak çaste më parë, kur tha se sa herë palët bien dakord PD-ja nxjerr diçka të re, duket se ky mesazh i fundit ka qenë thirrje ndaj opozitës.























