Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, të shtunën dhe të dielën do të spërkatet me aeroplan nga ora 5:30 deri në orën 10:00, përderisa spërkatja nga toka do të zbatohet nga dita e diel deri të enjten, në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin aerosol, trajtimi me aeroplan do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në të njëjtën kohë, ndërsa në pajtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektim terestik.















