• Latest
  • Trending
  • All

A u ul vërtet njeriu në Hënë? Teoritë konspirative pro dhe kundër

21/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A u ul vërtet njeriu në Hënë? Teoritë konspirative pro dhe kundër

21/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Si sot 47 vjet më parë, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti në Hënë duke lenë gjurmët e para njerëzore në sipërfaqen e saj. Amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në sipërfaqen e Hënës duke kthyer realitet një ëndërr të shumëpritur njerëzore.

Kjo ngjarje shënoi një hap gjigand për njeriun në hapësirë edhe zhvillimet në tokë dhe shoqëri po ndryshonin me shpejtësi të madhe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Armstrong ishte i pari që shkeli në sipërfaqen e hënës i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta më vonë. Ulja në hënë shënoi fitoren amerikane në garën për në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë.

Gara filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen Sputnik One. Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy për dërgimin e njeriut në hënë deri në fund të viteve 1960-të. Dhe kjo u bë.

Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjodhën për udhëtimin në hapësirë. Një udhëtim i rrezikshëm që mund t’i fuste ata në histori mund tu kushtonte atyre edhe jetët.

Apollo_11

Në krye të Saturn Five, anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, astronautët u nisën drejt hapësirës. Pas katër ditësh udhëtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll hënës përqark. Aldrin dhe Armstrong zbritën në sipërfaqen e hënës me një sondë të quajtur “Eagle” shqiponja. Sapo mbërritën në hënë, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur në sipërfaqe. E gjithë kjo u ndoq nga një milion njerëz në ekranet bardh e zi të televizionit. Dough Millard është me Muzeumin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore.

“Njerëzimi ishte tejet e entuziazmuar sepse kishte vite që flitej për këtë. Ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”.

Teoricienët konspirativë vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51. Tirana Observer sjell teoritë konspirative pro dhe kundër uljes në Hënë.

 

Yjet

yjet

Teoria konspirative: Fotot e bëra nga sipërfaqja e hënës shfaqin një qiell të zi, por hapësira është plot yje. Ku janë ata?

Kundërteoria: Yjet janë aty, thjesht janë shumë të zbehtë. Panorama hënore ndriçohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronautëve me kostume të bardha. Ndaj është normale që yjet të mos duken.

Flamuri

flamuri

Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valëvitur në erë ndërkohë që astronautët janë në vakum?

Kundërteoria: Flamuri kishte një shkop deri në fund në mënyrë që të dukej në formën e duhur në fotografi. Astronautët nuk e tendosën atë deri në fund dhe e lanë me pala.

Rripi Van Allen

Rripi Van Allen

Teoria konspirative: Pse nuk vdiqën astronautët nga fushat magnetike përreth tokës?

Kundërteoria: Rrezatimi në rripat Van Allen është aq i fortë sa të të vrasë vetëm po të sorollatesh për një kohë të gjatë atje. Astronautët u vërdallosën aty vetëm për një orë.

Hijet

Hijet

Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk është planeti ynë dhe gjërat duhet të jenë ndryshe. Duket sikur hija aty tregon për një burim drite që është dielli.

Kundërteoria: Hijet nuk janë paralele. Kjo tregon për një burim drite më shumë.

Nxehtësia

Nxehtësia

Teoria konspirative: Temperatura e sipërfaqes së hënës arrin në 280 gradë fahrenheit. Asgjë nuk funksionon në atë temperaturë dhe filmi do ishte shkrirë.

Kundërteoria: Filmi ishte në shporta mbrojtëse dhe astronautët ishin veshur me rroba që i rezistonin temperaturave të larta.

Gjurmët e këmbëve

Gjurmët e këmbëve

Teoria konspirative: Gjurmët që janë bërë në Hënë kërkojnë lagështirë që të duken.

Kundërteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevojë për lagështirë që të ruajë gjurmët dhe madje i ngjan shumë dheut në hënë.

Meteorët

Meteorët

Teoria konspirative: Hapësira është e mbushur me meteorë të vegjël që do ishin përplasur me anijen dhe do e kishin bërë copa-copa.

Kundërteoria: Ka miliona meteorë, por hapësira është një vend i madh ndaj dendësia është e ulur dhe mundësia për të kaluar pranë tyre pa shqetësim është shumë e madhe.

Krateri

krateri

Teoria konspirative: Kur moduli hënor u ul do kishte një krater.

Kundërteoria: Shumë ngadalësohen kur frenojnë makinën – kështu bëri dhe moduli hënor. Ai u ul shumë lehtë dhe goditja e raketës u shpërbë në një vakum.

Kameramani

Kameramani

Teoria konspirative: Si ka mundësi që ka filmim të astronautëve që largohen nga Hëna? Kush i ka filmuar?

Kundërteoria: Ishte një kamera e vendosur në të majtë mbi sipërfaqen e hënës dhe e kontrolluar nga toka.

Pra, sipas provave, njeriu u ul në Hënë.

Tags: edi rama
Previous Post

Fleckeinshtejni e mbylli darën…

Next Post

Prej nga e ka prejardhjen emri “shqiptar”?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Prej nga e ka prejardhjen emri “shqiptar”?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.