• Latest
  • Trending
  • All

Ndikimi i ndërgjegjes në shëndetin e njeriut

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ndikimi i ndërgjegjes në shëndetin e njeriut

20/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Leonard Komani

Njeriu në radhë të parë është një krijesë e Zotit, e cila rrënjësisht dallohet nga të gjitha krijesat tjera, në bazë të funksioneve psikike. Nga të gjitha këto funksione më të rëndësishmet janë: vetëdija, vrojtimi, vëmendja, memoria (kujtesa, mbamendja), mendimi, inteligjenca, emocionet, epshet, dëshira, etj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Raportet në mes këtyre kategorive si dhe mënyra se si njeriu paraqitet para vetvetes dhe rrethit të tij, paraqet personalitetin e tij. Secili njeri është tërësisht i veçantë, karakteristik dhe i papërsëritshëm. Mirëpo një çështje është e sigurt: se secili person në vete është i ndryshueshëm dhe kjo varet nga gjendja shpirtërore e tij, si dhe nga dëshira e tij të jetë personalitet sa më komplet. Mund të themi se personaliteti është organizimi unik i kategorive psikike, i cili formohet nën ndikimin bashkëveprues te organizmit dhe rrethit ku jeton, dhe i cili e përcakton tërësisht formën karakteristike të sjelljes së individit.

Janë disa teori të formimit të personalitetit, të cilat ndahen në tri grupe:

1.Në grupin e parë koncepti i Frojdit është dominant dhe mund të themi është më i sigurti, si dhe kjo teori është më e dobishme në shërimin e të gjitha çrregullimeve shpirtërore. Kjo teori zhvillimin e personalitetit e bazon në momentet biologjike, trashëgim, dhe në epshe. Në këtë bazë struktura e personalitetit është ndarë në ID (uni), EGO dhe SUPEREGO.

2.Grupi i dytë bazohet më tepër në aspektet humane dhe personale sepse e thekson rëndësinë e zhvillimit specifik dhe individual të secilit person, p. sh. teorija e Olportovit.

3.Ndërsa grupi i tretë më tepër i jep rëndësi rrethit dhe faktorëve shoqërorë. Si përfaqësues më i rëndësishëm i kësaj teorie janë Fromi dhe Adleri.

Po ku është ndërgjegjja?

Mirëpo është befasuese se nëpër të gjitha këto hipoteza dhe teori të klasifikimit të kategorive psikike shumë pak apo aspak nuk përmendet kategoria psikike më e rëndësishmja dhe, mund te themi, vendimtarja për jetën shpirtërore të njeriut dhe për ndërtimin e raporteve mes njerëzve, e kjo është NDËRGJEGJJA.

Çka në të vërtetë është ndërgjegjja? Çka paraqet kjo për njeriun? A ka, apo nuk ka ndërgjegje? A respektohet kjo kategori psikike? Nëse jo, a ka reperkusione, pasoja? Këto pyetje janë aq të thella dhe kuptimplote, saqë është vështirë dhe e pakuptimtë të pretendohet që në një shkrim kaq të shkurtër të japim përgjigje të plotë. Megjithatë ja disa mendime!

E vërteta e madhe dhe me rëndësi është se NDËRGJEGJJA është kategoria psikike kryesore dhe e përcakton në tërësi sjelljen e individit.

Çfarë është ndërgjegjja?

Është brendësia e shpirtit që jep urdhra si: bëje, mos e bëj, duhet, mos, prit, tani, më vonë, etj. Është zëri më i vërtetë, autoritativ, megjithëse mbinatyror, të cilin teologët simbolikisht e quajnë “zëri i Zotit”, i cili duhet të jetë i padiskutueshëm nga ne.

Që të jemi të ndërgjegjshëm nuk është me rëndësi të lexojmë libra apo të shfletojmë literaturë. Ne vetëm duhet ta dëgjojmë zërin e thellë nga brendësia. Ky zë na lajmërohet edhe atëherë kur ne nuk mendojmë në te. Shpesh e përjetojmë se si kujdeset për ne. Na nxit në vepra të mira dhe sjellje pozitive dhe na bën të kënaqur dhe të lumtur nëse jemi munduar në atë drejtim. Njëkohësisht mund të themi se ai shërben edhe si një barrikadë mbrojtëse kundër veprimit të keq, apo të gabueshëm, dhe nëse nuk i përmbahemi, atëherë në brendësinë e shpirtit tonë do të vuajmë nga ndjenja e fajit, nga padisponimi dhe shumë probleme tjera.

Brejtja e ndërgjegjes–burim i sëmundjeve të ndryshme psiko-somatike.

Kur njeriu me vetëdije të plotë bën diçka që nuk është në rregull, atëherë kaplohet nga ndjenja se është fajtor, e për më keq nëse edhe më tutje vazhdon të mohojë apo ta arsyetojë fajësinë, atëherë do të vijë deri te problemet e ndryshme si: ngarkesa psikike, lodhja dhe sëmundja. Shpallja e ndjenjës së fajit dhe pranimi i tij, do të thotë: dalja e kësaj ndjenje shkatërruese në sipërfaqe dhe pastrimi i ndërgjegjes, e cila e “bren”, thyen, simbolikisht e vret fajtorin.

Këtë ndjenjë mjaft të rëndë e përjetojnë edhe ata që e lëndojnë ndokënd, nëse e kanë mashtruar, keqtrajtuar fizikisht, vjedhur, njollosur, shpifur diçka për dikë, apo në fund të fundit nëse kanë bërë ndonjë problem për shkak të interesave personale.

E ndiejmë brejtjen e ndërgjegjes edhe kur ndonjë person tjetër është i ngarkuar psiqikisht apo janë të lënduara ndjenjat e tija, e ne në shpirtin tonë e vlerësojmë se kjo është edhe për shkak të fajit tonë. Nëse dikë e kemi lënduar, së shpejti do të lajmërohet reaksioni. Është e mundshme që për këtë arsye ta ndieni veten keq, por duhet të jeni të sigurt se herdo-kurdo dhembjen që ia keni shkaktuar dikujt, do ta përjetoni vetë.

E pamundshme është ikja nga ndërgjegjja.

Reagimi i parë në këto raste është ikja nga e vërteta. Në rastet më të shpeshta, si ndodh kjo? Më së shpeshti tentohet të arsyetohet faji. Ky është një dështim i plotë. P. sh. dikush thotë: “M’u ka dashur ta bëj këtë gjest, sepse ai e ka merituar”; “e kam bërë këtë, sepse dikush e ka kërkuar prej meje”; “ia kam bërë këtë apo atë filanit, sepse ai i pari më ka fyer mua”; apo “nuk e kam bërë unë këtë punë” etj.

Përkundër ndjenjës së fajit, arsyetimet e tilla përbëjnë një gabim më tepër: mashtrimin e të tjerëve, ndonjë herë edhe të vetvetes. Vërtet, ka individë të cilët në këtë lloj arsyetimi janë mjeshtër të tillë, që arrijnë me këto arsyetime (mashtrime) ta bindin edhe vetveten. Në sipërfaqe së jashtmi këta individë duket se ndjehen mirë në lidhje me atë që kanë bërë. Mirëpo, në brendësi ndjenja e fajit, pra ndërgjegjja, i prek gjer në thellësinë e shpirtit. Pra, arsyetimet e tilla nuk e pastrojnë ndërgjegjen, por e rëndojnë edhe më tepër.

Nëse ne sillemi kundër zërit të ndërgjegjes, brendësisë së shpirtit tonë, kjo do të na shkaktojë një varg problemesh shëndetësore si: ngarkesa psikike, kokëdhembje, depresion, impotencë, frigjiditet, dhe më në fund edhe një varg sëmundjesh psiko-somatike.

A ka rrugëdalje?

A mund t’u shmangemi konflikteve me ndërgjegjen tonë, me zërin e brendshëm shpirtëror të arsyes dhe të vullnetit të mirë? A ka rrugëdalje?

Po, ka! Është shumë leht. Së pari duhet të sillemi me çdo njeri pa paragjykime, sikur të ishin të gjithë të mirë, pa marrë parasysh manifestimet e tyre te jashtme. Nëse sillemi ne ketë mënyrë, apo mundohemi të jemi të mirë, ndjenja e vetëfajësisë nuk do të na mundojë, sepse nuk do t’i shkaktojmë askujt plagë, nuk do të mashtrojmë, nuk do të vjedhim, as të rrejmë, të fshehim të vërtetën, dhe do të jemi të mirësjellshëm në raportet mes njerëzve.

Mënyra më e mirë për eliminimin e vetëfajësisë në shpirt është vetëkontrolli. Ndoshta nevojitet një kohë prej pesë minutash apo pesë ditësh që të hulumtoni vetveten, ta shqyrtoni ndërgjegjen tuaj. Nëse jeni të sinqertë ndaj vetvetes, atëherë do të zbuloni atë që kërkoni. Do të zbuloni të keqen që i keni bërë dikujt dhe për të cilën keni vuajtur thellë në brendësi të shpirtit. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të lehtësoheni shpirtërisht, por këtë gabim vështirë që do ta përsëritni prapë. Dhe dalëngadalë parimi i juaj jetësor do të bëhet mirësia, ndjenja e juaj e fajësisë do të zbehet dhe ju do të bëheni gjithnjë e më të fortë shpirtërisht.

Për t’u liruar plotësisht nga ndjenja e fajësisë dhe nga pasojat e saja, duhet t’ia kërkosh falje personit të cilin e ke fyer dhe të pajtohesh me të. Gjithashtu do të krijohet ndjenja e faljes edhe në shpirtin tënd.

Në këtë mënyrë gjithnjë e më tepër individi i afrohet idealit, ku nuk do të ketë urrejtje, mjerim, sëmundje dhe shkatërrim në shpirtin e vet. Nëse nuk i lëndon të tjerët, e nëse e fal fajin e tjetrit, nuk do të ketë armiqësi rreth teje. Nëse nuk mashtron dhe nuk shpif, do të nderohesh si vërtetëdashës – sepse do të shihet se gjithçka është ashtu si thua ti. Nëse nuk vjedh, njerëzit do t’i besojnë ty vlerat, që para të tjerëve fshihen…

Ky parim vlen pra për të gjitha të këqijat, të cilat nuk i bën për shkak të ndërgjegjes. Ato do të kthehen në mirësi. Nëse ju e keni ndërgjegjen e pastër, ju do të rrezatoni energji pozitive dhe kudo që të jeni, e mira do të mbizotërojë.

Mos lejoni, pra, që sytë tuaj t’i verbojë e keqja: drejtoni sytë kah e mira! Mos lejoni që t’ju shurdhojë e keqja: dëgjoni më tepër të mirën. Mos lejo që mendjen tënde ta bllokojë e keqja: mendo të mirën. Mos fol keq, fol vetëm çka është mirë! Mos bëj keq, vetëm mirë! Këtë na thotë zëri i brendshëm shpirtëror, apo ndërgjegjja.

Edhe një fjalë e vjetër, e urtë, thotë: “Nëse i humb paratë, ke humbur pak. Nëse e humb shëndetin, ke humbur shumë. Nëse e humb karakterin (ndërgjegjen), ke humbur gjithçka.”

Prandaj, ta kultivojmë dhe ta respektojmë atë, e do ta gëzojmë qetësinë dhe kënaqësinë e shpirtit, si edhe stabilitetin dhe drejtpeshimin tonë psikik, që është parakusht i domosdoshëm edhe për shëndetin e plotë fizik.

Previous Post

Sa vlen një diplomë universiteti?

Next Post

Aftësitë për të ardhmen e Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Aftësitë për të ardhmen e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.