Pavarësisht se Lulzim Basha ka deklaruar se ndërkombëtarët do të kenë vetëm rol rekomandues, bëhet me dije se Basha ka pranuar gjithçka.
Ai ka kërkuar vetëm që të argumentohen refuzimet e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë nga ana e Komisionit të Vetingut.
Ky është një rezultat i presionit ndërkombëtar.
Pra, nuk ka asnjë tërheqje nga version hibrid i Nuland.
Thjesht Basha është dorëzuar dhe ka pranuar versionin hibrid.
Kjo, duke qenë se presioni Brenda PD ka bërë punën e vet.
Shumica siguroi 95 vota për reformën, dhe për këtë arsye Basha u detyrua të pranojë marrëveshjen.






















