Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se roli i misionit ndërkombëtar do të jetë vetëm rekomandues, ndërsa marrja e vendimeve do të bëhet vetëm nga shqiptarët. Basha e ka quajtur një betejë të fituar dhe thotë se në këto kushte PD do ta votojë nesër për Reformën në Drejtësi.
“Kam dalë këtu për të dhënë një lajm të mirë. Pas komunikimit më të fundit përmes komisionerit Johannes Hahn, është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, vendimmarrja mbetet tërësisht në duart shqiptare”, tha Basha në fillim të fjalës së tij.
“Nuk do të përjashtohet asnjë qyetar shqiptar mbi bazën e hamendësimeve opinioneve, por vetëm mbi bazën e fakteve, sipas ligjit. Ky është konkludim i përpjekjeve të Partisë Demokratike për një draft kushtetues, bazuar mbi rekom e komisionit të Venecias. SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet e normat, parimet, që i kanë bërë shoqëritë e tyre të forta e me dinjitet”.
“Në këto kushte, Partia Demokratike do të votojë nesër për miratimin e Reformës në Drejtësi”.























