Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku një fëmijë ka rënë nga kati i 4-të i pallatit ku jetonte.
Ngjarja dyshohet se është aksidentale, ndërsa mësohet se fëmija është në gjendje të rëndë. I mituri është duke u sjellë për në Tiranë për mjekim të specializuar.
Rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, pranë konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”, një fëmijë i mitur ka rënë në tokë nga kati i 4-të i pallatit dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Fëmija i mitur ka inicialet: J. I., 4 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.















