Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur përballë një qendre tregtare. Sipas policisë së Tiranës makina është tip “Land Rover”, me targa maqedonase dhe në pronësi të shtetasit R. I.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Ndërkohë efektivët e policisë po vijojnë hetimet.
















