Një 35-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke në Mesolongi pasi ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate.
Identiteti i saj nuk është bërë i ditur, por polici helene njofton se gruaja ka qenë e kërkuar që prej 2013.
Ajo akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grabitje.
Nuk ka detaje të hollësishme rreth aktivitetit kriminal të 35-vjeçares shqiptare. Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.















