Një grua është vënë në pranga pasi përndiqte një djalë të ri. 48-vjeçarja E. Idrizi është ndaluar pasi përndiqte vazhdimisht një djale 31-vjeçar. Mendohet se mes te dyve ka pasur një lidhje që kishte marrë fund kohë më parë, por gruaja nuk e kishte pranuar ndarjen!
Shqetësimet vazhdonin prej më shumë se një viti dhe, sipas kallëzimit në polici të 31-vjeçarit që nuk ka pranuar të shkojë vetë në polici, por familjarët e tij pas shqetësimeve dhe kërcënimeve të gruas, kanë bërë denoncimin në polici.
GSH shkruan se të dy këta persona i kanë banesat në të njëjtën lagje dhe se gjatë dëshmisë së saj, Idrizi nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur.
Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31-vjeçarin F.P. dhe familjen e tij. – “Më datë 10.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Idrizi, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike, duke i shkaktuar shqetësime në familje, shtetasit F.P., vjeç 31, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.















