“Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në News 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT ne neglizhencen totale te qeverise ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të trasnsferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë, vonesa prej nje viti pati pasoja. Kristi dhe familja e tij vuajten shume. Reago sot per nje ndryshim rrenjesor per shendetin tend. Ne meritojme me taxat tona kujdesin per shendetin dhe jo per tenderat klienteliste.”
Per me teper :
https://www.change.org/p/qytetaret-e-shqiperise-peticion-per-doreheqjen-e-ministrit-te-shendetesise-ilir-beqaj?recruiter=34282986&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=autopublish&utm_term=des-lg-share_petition-no_msg&fb_ref=Default























