Nga Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit Leonard Muçaj i njohur si Roland Muçaj, 49 vjeç, banues në Berat.
Muçaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me shkurtim vendimi të datës 02 mars 2015, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i të miturve”.
Leonard Muçaj akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës Dhjetor 2014-Janar 2015, ka trafikuar në Greqi, një vajzë të mitur, të cilën më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.















