“Tregtia e paligjshme e faunës është një problem që kërkon zgjidhje”, thotë Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Kafshëve të Egra në Shqipëri.
Ekipi i saj po zbaton nje fushate informimi dhe ndergjegjesimi ne restorantet e disa zonave te mbrojtura.
Nga informacionet e terrenit rezulton se çmimi i nje rose te eger varion nga 600 – 1000 leke. Ky çmim është sa 45 – 75% e tarifës qe duhet te paguhet ne shtet per vrasjen e ketyre rosave. Tarifa e percaktuar me VKM nr.700/2010 per llojet objekt gjuetie eshte 1300 leke.
Perveç faktit qe keto produkte serviren ne nje periudhe te ndalimit te gjuetise, si ka mundesi qe megjithe kostot e gatimit dhe sherbimit, keto rosa te shiten me kete çmim, kur çmimi duhet te ishte 1300 plus kostot e sherbimit ne restorant?!
Mendohet se kjo tregti fsheh nje force shtytese te madhe per zhvillimin e paligjshem te gjuetise.
Tregtia e faunes jashte kritereve ligjore eshte nje faktor qe pengon perpjekjet per ruajtjen e faunes.














