Një plagosje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Tapizës në Fushë-Krujë. Të plagosur kanë mbetur dy vëllezër.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe nuk dihen autorët, ndërsa të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun e Tapizës, Fushë -Krujë janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
K. F., 28 vjeç dhe H. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, vëllezër.
Për pasojë të plagosurit janë dërguar për në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Pasi janë njoftuar efektivët e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia po punom për identifikimin dhe kapjen e autorëve.















