• Latest
  • Trending
  • All

Arben Manaj, korespondenti i parë shqiptar i agjensive të huaja

10/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 5 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Arben Manaj, korespondenti i parë shqiptar i agjensive të huaja

10/07/2016
in Udhetimi im

Nuk ishte vetëm kureshtja që e shtynte të lexonte buletinin e lajmeve perëndimore në kohët më të errëta të Shqipërisë komuniste. Ai buletin u kthye në një universitet për të, universitet që do ta ndiqte në hapat e mëtejmë të fushës së gazetarisë. “Frutet” e këtij universiteti u zbuluan në shkrimet e tij të para në gazetat e kohës, kur akoma ishte student, për të vazhduar punën aq shumë të vlerësuar tek Radio Tirana në seksionin e jashtëm.
Arben Manaj kishte një ditë me fat, një ditë që është fiksuar në mbamedjen e miliona shqiptarëve. Ishte gazetari i parë që intervistoi sekretarin Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe vetëm pas pak kohësh do të bëhej korespodenti i parë shqiptar për një agjenci të huaj. Po cilët ishin stacionet e udhëtimit të tij në fushën e gazetarisë që do të kulmonin me BBC-në?

Z.Manaj, nëse do të thosha se njohja juaj me standardet perëndimore të gazetarisë ka nisur në fëmijërinë tuaj (në periudhën e komunizmit në Shqipëri), ky konstatim do te dukej paradoks nisur nga rrethanat e asaj kohe. Përse është e kundërta?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Arben Manaj: Nuk është paradoks në thelb, pasi kjo lidhet me historinë politike të familjes sime. Unë jam djali i ish-Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, dhe një njeriu të lartë të qeverisë dhe pushtetit politik së asaj kohe, dhe nuk kam pikën e kompleksit për ta konfirmuar këtë fakt historik, ndryshe nga komplekset e identifikuara në raste analoge.
Babi im, për shkak të detyrës politike, kishte si një rreth mjaft i ngushtë drejtuesish të lartë të sistemit politik komunist të asaj kohe, një akses selektiv në median botërore dhe raportet e agjencive më të mëdha të lajmeve të asaj kohe, që ofronin një prurje të paimagjinueshme informacioni, për sytë dhe veshët e pjesës tjetër të Shqipërisë.
Ato quheshin “Axhenset e lajmeve” në zhargonin e kohës dhe vinin çdo mëngjes në shtëpinë time për t’i lexuar babai.
Por si çdo fëmijë kureshtar, madje me një kureshtje paksa më të madhe se zakonisht, pasi babai i lexonte dhe shkonte në punë, unë lëshohesha mbi buletin dhe lexoja gjëra që si kuptoja fillimisht, qoftë për shkak të moshës minorene, qoftë për shkak të formimit politik, dhe me pas më dukeshin shumë të çuditshme, pasi nuk i lexoje ose dëgjoje, me sakte, ne median e kohës, nëse mund te quhet media, ajo qe ekzistonte në atë kohë.
Flas për një informacion, që sot rëndom e lexon online, por të mos harrojmë se bota informative, katër dekada më parë, nuk ishte as kaq e përhapur për publikun dhe e aksesueshme për të sa ç ‘është sot, për të mos folur pastaj me për izolimin emblematik shqiptar.
Pra, ishte një informacion që merrej pasivisht dhe në retrospektive, them që kjo, ne një farë mënyre, më edukoi disa shije të tjera të të shkruarit, për shkak të formulimit perëndimor të lajmeve që prodhoheshin më së shumti në perëndim, dhe që vinin nga agjencitë më të mëdha perëndimore të lajmeve në botë.
Dhe kjo praktikë leximi i këtij materiali për mua vazhdoi do te thoja, pa ndërprerje deri ne demokraci.

Kur janë fillesat tuaja në gazetari?

Arben Manaj: Shkrimet e para të miat, janë ato në gazetën “Studenti” në 1984-85 e më pas, në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe “Bashkimi”, që ishin organet kryesore të shtypit shqiptar të kohës, pas “Zërit te Popullit”, ku nuk kam botuar ndonjëherë, edhe për shkak se isha mjaft i ri në atë kohë, jo se nuk doja të jem i sinqerte. Por unë shkruaja për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politiken e jashtme, më shumë.

Z.Manaj, çfarë ndodhi pas mbarimit të Universitetit te Tiranës, ku ju keni mbaruar për Anglisht dhe Gjuhë-Letërsi?

Arben Manaj: Menjëherë pas mbarimit të Universitetit, fillova punë në RTSH, në Redaksinë e Perëndimit, në Radio Tirana, ku mbuloja zhvillimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e madhe. Shkruanim dhe bënim analiza politike, sipas kritereve dhe propagandës së kohës, përndryshe do isha në Spaç unë dhe kushdo tjetër.
Ishte një punë mjaft e rëndësishme dhe të duhej të ishe i përgatitur dhe nuk kishte rendësi mbiemri politik, pasi ishte redaksia kryesore e propagandës për jashtë. Dikush sot ,“trim”, jo nga ata të Spaçit, shumë mirë mund të thotë edhe budallallëqeve që lëshonte Radio Tirana në atë kohe, që deri diku për kohen nuk shiheshin ashtu siç shihen sot, me të drejte. Por ajo kohë ishte.
Të shkruaje në moshën 25 vjeçare shkrime analitike për marrëdhëniet ndërkombëtare për anglo-amerikanët në atë kohë ishte sa e besueshme si vend pune, por kërkonte padyshim edhe profesionalizëm, sepse nuk bëhej fjale për muhabete kafeneje, por për analiza që kalonin në filtra editorial të jashtëzakonshëm nga gazetarë klasi, si i madhi Napoleon Roshi për shembull, që ka qenë Drejtor ne Radio Tirana.
Edhe në atë post, unë kam pasur akses në median dhe gazetat kryesore amerikane dhe britanike si Christian Science Monitor, Foreign Policy, The Times, The Guardian etj, që vinin dhe lexoheshin nga një “pool” shume i vogël gazetaresh të marrëdhënieve ndërkombëtare në RTSH, Ministrinë e Jashtme dhe Komitetin Qendror të PPSH.

Arben Manaj & Rita OraJu keni një detaj mjaft interesant në karrierën tuaj profesionale. Ju jeni i pari korrespondent shqiptar për një agjenci të huaj lajmesh në Shqipëri, me konkretisht për amerikanen “Associated Press”. Si qëlloi?

Arben Manaj: Besoj të gjithë lexuesve, u kujtohet vizita historike e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker në Tirane. Unë atë ditë kam pasur fatin të shoqëroja delegacionin amerikan nga mbërritja në Rinas e deri në largimin e tyre. Unë shoqëroja delegacionin e gazetarëve, që kishin ardhur me Zyrën e Shtypit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe zëdhënësen e famshme të Bejkerit , zonjën Margaret Tutwiler. Mes tyre ishte edhe një gazetare e AP,( Associated Press) me të cilën punova gjate tere asaj dite.
Madje, atë dite arrita t’i marr të parën intervistë Bejkerit, qe transmetuar në Radio Tirana, madje përpara Alfons Gurashit të TVSH, pasi munda ta kap menjëherë pasi doli nga një bisedë në hotel Dajti me drejtues të lartë të Shtetit.
Ishte një moment që ka mundur ta fiksoj në celuluid, fotografi i po kësaj Agjensie lajmesh me të cilën kam punuar mjaft ngushtë dhe profesionalisht Armando Babani një nga fotografët më të mirë shqiptar, e për mua, argumentueshëm më i miri.
Në fund të asaj dite kjo gazetare më sugjeroi të punoja për AP dhe tha se do t’i thoshte Shefes së Zyrës për Evropën në Vjenë te Associated Press, britanike Alison Smale, që u bë më vonë edhe Editorja Ekzekutive e “International Herald Tribune” , të më kontaktonte , gjë që ndodhi.
Më vonë, pas një prove dy mujore ma konfirmuan postin si Korrespondenti ose siç quhet “AP Writer” në Shqipëri, të cilën e vazhdova derisa konkurova dhe fitova për të ardhur në Londër, për të rihapur Seksionin Shqiptare të BBC në janar të vitit 1993 deri në 2011, ku u mbyll kjo redaksi, bashkë me të gjitha gjuhët e Evropës në BBC, nga qeveria e kryeministrit Cameron.

Ju keni punuar për 18 vjet si gazetar dhe prezantues i BBC në Londër, një arritje mjaft mbresëlënëse për çdo gazetar. Shume shkurt, si do e cilësonit këtë përvojë në median me prestigjioze të botes sa i përket profesionalizmit dhe besueshmërisë?

Arben Manaj: Të arrish majën e profesionalizmit në moshën 29 vjeçare në Universitetin botëror të gazetarisë dhe OKB-në e saj, si BBC-ja, do të thotë shumë dhe me bën tejet krenar pa modesti, mua dhe tërë koleget e mi të talentuar, që punuam tërë përkushtim në atë media, nga dita e parë deri në ditën e fundit të mbylljes së saj, si një gjest qeveritar, jo për Seksionin Shqip te BBC, por tërë gjuhëve të Evropës Lindore, si një veprim politik dhe strategjik i Ministrisë së Jashtme britanike, Foreign Office.
Kam kaluar tërë krizat politike dhe luftërat e fund-shekullit të kaluar dhe fillim-shekullit të ri të kombit shqiptar, që nga fillimet e vështira të demokracisë e 97-a, e deri tek lufta e Kosovës, e Maqedonisë, duke përfunduar tek proceset integruese të trevave shqiptare në rrjedhat politike dhe institucionale evropiane, procese që ende vazhdojnë me problematiken që e njohim të gjithë tashmë.

Pas mbylljes së BBC-së, punoni si korrespondent në Londër i Top-Channel prej afro 5 vitesh dhe jeni një analist i rregullt dhe disi me një qasje të veçantë nga shumë analistë shqiptare. Si është kjo eksperiencë?

Kur unë nuk isha më me BBC, isha me i “çliruar”, po them, të bëhesha pak më shumë shqiptar, edhe pse shume kolegë dhe analistë më thonë, ndoshta edhe si vërejtje, se shkruaj si gazetaret britanikë kur analizoj ngjarjet dhe zhvillimet në Shqipëri nga stili dhe trajtimi, gjë që më vjen mire kur e dëgjoj. S’ka si të jetë ndryshe deri diku, pasi kam jetuar thuajse sa gjysmën e moshës sime fizike dhe më shumë se tre çerekun e jetës profesionale në Britani dhe për mediat britanike. Bisedoi Petrit Kuçana

Post Views: 86
Tags: edi rama
Previous Post

Olsi Jazexhi: Skënderbeu ka qenë terrorist, si muxhahedinët e ISIS-it

Next Post

Fushë Krujë, plagosen me armë dy vëllezër nga Tirana

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Fushë Krujë, plagosen me armë dy vëllezër nga Tirana

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.