Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Modena, Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar i cili punonte si shofer kamioni.
54-vjeçari i identifikuar si Ymer Sula, me banim në Piaçenza vdiq menjëherë pasi mbeti i mbërthyer në kabinë, pas përplasjes mes dy automjeteve në Autostradën e “Brennes”.
Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në përplasje.














