Agjencia e Lajmeve të Maqedonisë MIA ka njoftuar për takimin e fundit që pati kryeministri Edi Rama me kryeministrin e Serbisë në Paris.
Sipas saj, Rama i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si të mira dhe ka theksuar se problemi më i madh mes Tiranës dhe Beogradit është qëndrimi ndaj statusit të Kosovës.
Rama, shkruan MIA, në një intervistë me Vecernje Novosti tha se mosnjohja e Kosovës është një shenjë që nuk ka vullnet akoma për t’u përballur hapur me të kaluarën dhe të ardhmen.
Po sipas MIA-s, Rama tha se Serbia dhe Kosova janë krijuar një marrëdhënie më të mirë falë udhëheqjes së Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.















