Kështu ka ndodhur me një 26-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili u kap në flagrancë nga policia greke duke shitur lëndë narkotike të llojit heroinë.
Ai qëlloi me grushte dhe me shkelma policët grekë që e ndaluan, ndërsa nuk kurse as ofendimet ndaj tyre.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap duke i shitur 1.5 gram heroinë një tjetër shqiptari 34-vjeçar, për shumën e 100 Eurove.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti edhe 2.2 gram të tjera heroinë, 1.1 gram kokainë dhe 4.5 gram kanabis.
Të dy u arrestuan dhe akuzohen për posedim droge, ndërsa 26-vjeçari edhe për dhunë ndaj policisë.















