Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Halit Bega’ në Tiranë, ku pronari i një dyqani është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar.
I dhunuari është me iniciale SH.K, i cili u qëllua me sende të forta, ndërsa dy autorët u larguan me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën që mbulohet nga Komisariati Nr.1, ndërsa nuk dihet nëse policët kanë mundur të identifikojnë dy personat që dhunuan pronarin e dyqanit.














