Policia greke ka arrestuar një çift, një burrë shqiptar 28 vjeç dhe një grua greke, 23 vjeçe, që kishin 8 kg marihuanë të papërpunuar dhe heroinë në një zonë të Maqedonisë qendrore, transmeton Syri.net, mediat greke.
Policia e zbuloi çiftin në Selanik me 8 kg marihuanë dhe 262 gr heroinë. Pasi i kontrolloi shtëpinë, policia i gjeti disa peshore elektronike preçize dhe 106 qese najnoli për paketimin e drogës.
Çiftit iu gjetën aty 550 euro, dy celularë dhe një libër me kontratat e tyre të drogës.
Ata u dërguan për gjykim në Gjykatën e shkallës së parë në Selanik për posedim droge dhe trafikim./Syri.net















