Policia Italiane arrestoi dy shqiptarë për qindra vjedhje të kryera në Napoli. Karabinierët italianë kishin përgatitur një kurth për të gjithë komponentët e bandës së shqiptarëve, që akuzohen se kanë kryer qindra vjedhje të shtëpive në Frattaminore, në rajonin e Napolit.
Dy shqiptarët e arrestuar, Cam Krenari 31 vjeç dhe Mikel Goxha 26 vjeç akuzohen për tentativë vrasje të funksionarëve publikë dhe vjedhje.
Për t’i ndaluar, karabinierëve u është dashur të qëllojnë me armë zjarri, ndërsa shqiptarët në bordin e një makine “Audio A6”, të zezë kanë tentuar që të përplasnin ata.
Për pasojë dy karabinierë mbetën të lënduar. Pas rrethimit nga policia, dy shqiptarët u dorëzuan pa bërë rezistencë. Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi sende të vjedhura nga dy shqiptarët.
Këta të fundit u dërguar në burgun e Napolit, me akuzat e tentative për vrasje të funksionarëve publikë dhe vjedhjeve. /TV KLAN
















