Te grabisin ne mes te dites, tallen me ty me deklarata qesharake dhe ne fund dy fugone me 30 police vendosin te ruajne deren e nje aeroporti, qe si ka mbet asgje per t’u vjedhur.
Kryeministri i vendit, nje i semur mendor qe smund te lidhet, akuzohet qe harxhon 80.000 euro per nje foto. Nderkoh vendin e ka zhyt ne varfri, shiritet e inagurimit i pret ne Turqi, me keq se ne Etiopi…
Ndryshe nga vendet afrikane, ne sot nuk kemi as identitet. Ne shetitoren e Sarandes, Hilarit i bejne bust. Tradhti mediokre kombtare, sepse ne kete vend, vec te numrosh heronjte qe i benen balle komunizmit, te dalin te mbushesh gjithe shetitoret e Europes.
Pse te rri, kur jo vetem ne tallemi me veten tone, po edhe te huajt bejne te njejten gje?! Bejne barceleta me ne, si bejme ne me police. Te dy palet me te drejte. Po i bejne besim per Reformen ne Drejtesi atij qe i beri padrejtsite me te medha keti vendi. Mjafton qe perfaqsohet me 19 deputete qe kan probleme serioze me kyt “drejtesine”. Pasardhes te denje te Fishtes, Mjedes, Nolit.
Gjykatat, shkollat, spitalet, rrogat, cmimet, nevojat minimale jetsore jane ne nje KAOS. Nuk po te flas per to, eshte Nate e Madhe sonte.
Njerzit shume te egjer jane bere, si personazhet e filmave me mbijetese. Ku pranojne te ushqehen me trupin e shokut, veç te mbijetojne edhe nje dite. Nje sakrifice qe nuk ja vlen, se Shqiperia ka vdekur. Nje dite e gjalle, ne nje vend te vdekur, qesharake.
E ku shpresa, qe vdes krejt e fundit, ka nje funeral ne te cilin po recitohet peticioni i Ben Blushit. Ne #CHANGE_ORG po firmosim optimiste qe ne te kemi fatin, te zgjedhim FATIN tone. Te zgjedhim Presidentin! Me mustaqe si Bujari, apo pa burrni si Bamiri.
Ka shume mundesi qe edhe kete funeral ta humbi, se ka 45 min qe jam blloku te Ura e Bacallekut. Ka makina qe nuk durojne rradhen te respektojne, parakalojne dhe rrugen bllokojne. Rrugen qe po ndertojne per nje jete me te mire te qytetareve.
Shpejt besoj do iki, por nga aeroporti i Podgorices. Per cmimet e biletes do i bi andej, se mu nuk kane c’me grabisin me. M’kan grabit te ardhmen.














