Policia e Bulqizës ka zbuluar dhe asgjësuar 14.134 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në vendin e quajtur “Livadhet e Lepurit”.
Droga është asgjësuar me anë të djegies, si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar si kultivuesit.
Policia bën me dije se është arrestuar Bashkim Balla 56 vjeç dhe janë ndaluar Ëngjëllush Tola 43 vjeç dhe Petrit Kurti 53 vjeç nga Kamza.















