Mesazhi i ngushëllimit të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, drejtuar popullit vëlla turk:
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Dënojmë sulmet terroriste për ngjarjet në Stamboll. Kryegjyshata Botërore Bektashiane shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme. Bashkohemi me dhimbjen e vëllezërve tanë, popullit turk, dhe do të jemi gjithmonë në krah të Turqisë në betejën kundër terrorizmit.
Zoti i dhëntë durim familjarëve, të afërmve dhe juve, vëllezërit tanë!
Zoti është gjithmonë në anën e durimtarëve! Padyshim që durimtarët janë më të vlerësuar tek Zoti.
Vëllezër të nderuar!
Lutjet tona do të jenë gjithmonë mbi paqen dhe stabilitetin e Turqisë!
Zoti na ndihmoftë të gjithëve! Amin!















