Një grup deputetësh të Vetëvendosjes, përmes një fotografie të postuar në Facebook, kanë bërë të ditur se e kanë vizituar zonën kufitare mes Kosovës e Malit të Zi, për të vendosur simbolikisht tabelën e ndarjes kufitare mes dy vendeve.
Në fotografi shihen deputetët e Vetëvendosjes: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Ismajl Kurteshi, Glauk Konjufca dhe Fisnik Ismaili, para “tabelës kufitare” të shtetit të Kosovës.
Në tabelë shkruan “Republika e Kosovës: Mirë se Vini”, në gjuhën shqiupe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, tamam sikur në tabelat zyrtare të vendosura nga shtet i i Kosovës në vendkalimet kufitare.
Por, pranë tabelës së shtetit të Kosovës është vendosur fFlamuri Kombëtar Shqiptar.
Fotografia është postuar në Facebook nga deputeti Fisnik Ismajli, i cili ka shkruar se tabela është vendosur “8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi”.
Në legjendën e fotografisë shkruan: “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”















