• Latest
  • Trending
  • All

Flutura Açka: Ftuar n’iftar… edhe ca telendarë

27/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Flutura Açka: Ftuar n’iftar… edhe ca telendarë

27/06/2016
in Aktualitet, Lajme

Nga Flutura Açka.

Iftari u ka hije atyre që e meritojnë, që i kanë shërbyer Zotit një ditë të tërë dhe kanë të drejtë të ulen në tryezën e tij bujare. Por tryeza e tij ndonjëherë në Shqipëri, duket aq bujare, sa u jep të drejtë të ulen në të edhe ca telendarë shqiparë, që nuk kanë fije lidhje me Zotin dhe me virtytin.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk e kam fjalën për Iftarin e Kyeministrit (apo të kloneve të tij të deformuar), megjithëse edhe për të mendoj se është një akt hipokrit dhe mirëfilli politik; të tillë kemi parë prej vitesh që jepen nga presidentë, kryeparlamentarë, kryeministra e bashkiakë shqiptarë. Në një shtet laik, shteti merret me punët e shtetit, dhe feja me të vetat, edhe pa dorëzaninë e pjatës së mbushur të pushtetit. Por kjo është një çështje tjetër.

Një nga këto mbrëmjet e fundit, në tarracën e një bar-restoranti të njohur, ku isha ulur për të pirë kafenë e mbrëmjes, u bëra rastësisht dëshmimtare e një ceremoniali Iftari (jo të organizuar nga shteti); thelbin e darkës e kuptova vetëm disa minuta pasi kishin filluar të vinin të ftuarit e parë, se po bëheshin bashkë njerëz që në rrethana të tjera mund edhe t’ia nxirrnin sytë njëri-tjetrit.

Mes tyre kishte edhe fetarë të mirëfilltë, nga ata që shpesh shfaqen nëpër ekrane, që i mbrojnë idetë e tyre, të cilët kam bindjen tek kjo tryezë bujare e Zotit duhet të jenë të parët. Jo se kanë bërë sacrificë – siç shprehen mendjet e ndritura të politikës kur mbajnë fjalime para iftaristëve, pasi nuk është sakrificë ta bësh këtë, por dashuri dhe përkushtim (sacrificë bën njeriu për gjëra që nuk dëshiron, por që duhet t’i bëjë) – por sepse kanë respektuar ritualin, dhe këta kanë të gjithë mirëkuptimin dhe respektin tim.

Por atë mbrëmje, pa u mbledhur mirë njerëzit që e meritonin bujarinë e Zotit, u shfaqën edhe ca telendarë, që një Zot e di pse mund të ishin të ftuar aty, më pas u shfaqën edhe ca dinjitarë, dhe as këta ndonjë lidhje të pranueshme me Zotin zor se e kanë.

Aty nga fillimi u shfaq edhe drejtori i një televizioni periferik, dikur zëdhënës i Partisë së Punës, e më pas me një servilizëm të pashoq u bë një nder zëdhënësit më të devotshëm i PD; tani për të thonë (gazetat marr si reference) se bën flirte të pafund me partinë në pushtet; thonë madje se e ka ngjyer dikur gishtin edhe te baruti i Gërdecit. Me një fjalë, një telendar shqeto. Ngaqë nuk kishte aq njerëz rrotull që të ndihej në shoqëri, ai u ul e porositi kafe, derisa sa ia behu një ish-ministër (një soj i sofistikuar telendari edhe ky, sipas gazetave), i cili pa pritur ende të respektohej ndonjë protokoll, ia futi duart një pjate ullinjsh që kishte para vetes.

Domosdo, nga ta dijë ai se duhen larë duart (për rit fetar, jo si para buke), pa duhet pritur duaja e pastaj të hahet. Si u popullua edhe më shumë vendi me gjindje të gjithfarësojtë, ia behën edhe ish-Ministri i Inovacioni dhe Ministria e tanishme e Inovacionit. Bukur mire, njerëz dinjitarë dhe të respektueshëm. Por ç’lidhje ka inovacioni (me një llaf, shkenca) me Zotin, vetëm ata që i bëjnë listat për Iftar e dinë, veç në u sigurojnë kampjutera e programe që të lidhen më mirë më Zotin. Sigurisht që nuk e ndoqa më paradën e të ftuarve aty, por do të kisha dëshiruar që njerëzit që merren me organizime të tilla, mirëfilli fetare, të bënin më kujdes me listat e të ftuarve në festa të tilla.

Në grigjën e virtytit, nuk ka vend për vesin, që është mënyra e të jetuarit të ca telendarëve që gjenden kudo dhe kurdo të pranishëm mes racës sonë. Sa për këshillë: mund të ishte një Iftar me të moshuar të qendrave sociale, me të ngujuar që Zoti e di se si e ngrysin ditën, me të pastrehë që vetëm Zotin kanë mik, me jetimë që dielli i kësaj toke u është bërë nënë e babë. Duke bërë kështu, e duke mos e mbushur listën edhe me ‘banditë me kollare’, Zoti do t’ua shënojë siç duhet mirësinë e tyre ftuesve.

Tags: edi rama
Previous Post

BREXIT/ Osborne: Do dalim nga BE vetëm kur të jemi gati

Next Post

Granit Xhaka ka një mesazh pas dështimit të penalltisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Granit Xhaka ka një mesazh pas dështimit të penalltisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.