Mësuesi i ka grabitur nxënësit telefonin celular Samsung Galaxy S7. Ngjarja ka ndodhur në një kolegj turk, ku Juri L. nxënës i klasës së 9-të para se të hynte në provim i dorëzoi celularin mësuesit njësoj si shokët e tij. Por pas përfundimit të provimit ai nuk e ka marrë më celularin.
“Sa hymë brenda shkollës na doli para një mësues dhe na kërkoi t’i dorëzonim telefonat të cilat i fuste në një çantë. Pasi mbaroi provimi shkova kërkova telefonat. Mësuesi më shoqëroi tek dhoma ku kishte lënë telefonat por papritur konstatoi që telefoni nuk ishte në çantë. Ai më tha nuk kam çantë, e kanë vjedhur. Mësuesi punon si mësues fiskulture tek Gjimnazi Partizani “, tregon nxënësi.
Nëse bën një kërim në google, mesatarisht cmimi me të cilin tregtohet një celular i tillë është rreth 700 euro.















