Kreu i opozitës Lulzim basha ka reaguar përmes një deklarate pasi mazhoranca dërgoi në Kuvend draftin me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.
Basha kërcënoi edhe njëherë me djegie të mandateve nëse mazhorancca blen qoftë edhe një votë të vetme nga opozita për të kaluar reformën në drejtësi. Basha kërkoi sërish zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Më poshtë reagimi i tij i plotë:
Dergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend.
I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kerkon kapjen me cdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon. Kjo manover do deshtoje me turp.
Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.
Rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.














