• Latest
  • Trending
  • All

“Kombi”, gazeta e parë shqiptare në SHBA (Foto)

17/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

“Kombi”, gazeta e parë shqiptare në SHBA (Foto)

17/06/2016
in Histori

Në 110 vjetorin e daljes së numrit të parë

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Ndërkohë që vendi lëngonte nën zgjedhën otomane shekullore, brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë osmane, nuk mund të lejoheshin organizimet apo publikimet në gjuhë të vendit apo për vendin. Librat e parë në gjuhën shqipe, më vonë edhe gazetat e para apo shoqatat e organizimet e ndryshme me karakter të theksuar kombëtar, natyrisht se nuk mund të kishin si vendlindje atdheun e vet të sunduar nga qeveria osmane. Nga jugu e veriu kishte ngado në Shqipëri shkolla greke e serbe, por jo në gjuhën shqipe. Por qeveria, sado që i kishte duart e gjata, nuk mund të ndalonte organizimet e shqiptarëve kudo nëpër botë, qoftë edhe brenda në Stambollin e tyre, ku filloi të botohej revista mujore “Drita” (më vonë “Dituria”), qysh në vitin 1885.

Flamurtari i parë i shtypit shqiptar në botë njihet De Rada me “Shqiptari i Italisë” (L’ Albanese d’Italia, në shkurt të vitit 1848) dhe më vonë më 1883 përsëri De Rada me “Fiamuri i Arbërit”. Shqiptarët e Rumanisë me “Shqiptari-n“ dhe “Shqipëri-në“ në fund të shek. të 18-të e mjaftë periodikë të tjerë si: “Albania” në Bruksel e Londër, 1897-1909; “Kalendari kombiar”, 1897-1915 dhe “Drita”, 1901-1908 në Sofje; “Besa-Besë” në Kajro, 1900-1904; “Albania” në Beograd, 1902-1905); “Shpnesa e Shqypnisë” që u botua në Raguzë, Trieste e Romë më 1905-1908 etj. Në këtë periudhë, gjysma e dytë e shekullit të 18-të e fillimi i shek. 19-të, gjeografia e përhapjes së shtypit shqiptar jashtë atdheut, do të zgjerohej me shpejtësi. Dhjetëra patriotë do të vinin në punë potencialet e tyre intelektuale, por edhe financiare për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Gazetat edhe pse botoheshin jashtë Shqipërisë, depërtonin në vendin tonë në forma nga më të ndryshmet.

Një ndër këta patriotë që vunë gjithshka të tyren në shërbim të çështjes kombëtare ishte edhe Sotir Peci një rilindës i shquar, një figurë e madhe e arsimit e kulturës shqiptare. I biri i një tregëtari qeresteje me origjinë nga Dardha e Korçës, pasi u arsimua në Athinë e vende të tjera të Europës dhe meqë ra në sy të autoriteteve osmano-greke për veprimtarinë e tij patriotike në interes të çështjes kombëtare shqiptare, në fillim të shtatorit të vitit 1905, u detyrua të migronte në SHBA. Shkuarja e tij në vendin e respektimit të lirive e të të drejtave themelore të njeriut, përkonte me kohën kur shqiptarët e Amerikës ishin shkundur nga përgjumja e rendja vetëm pas fitimeve vetjake dhe ishte zgjuar tek ata vetëdija kombëtare. Kishin filluar të ngriheshin shoqatat e para të shqiptarëve me programe të drejtuara nga interesat kombëtare dhe i kishin kthyer sytë, veshët e zemrën nga atdheu i tyre i robëruar. Kontributet e tyre për të ndihmuar sa më shumë luftën çlirimtare nga zgjedha otomane, kishin filluar të kanalizoheshin në drejtime të orientuara.

Një ndër këto ishte edhe shoqata “Vëllazëria Mirëbërse Dardhare” që në gjirin e saj përmblidhte shqiptarë me origjinë nga Dardha e Korçës, një fshat prej të cilit ishte edhe vetë Sotir Peci. Shoqata përkrahu pa ngurim inisiativën e patriotit të tyre që të botonte një gazetë kombëtare, që në mënyrë domethënëse u quajt “Kombi”. Gazeta dyjavore, me emrin “Kombi” u botua për herë të parë, më 15.06.1906, në Boston, e vijoi deri në vitin 1909, me 110 numra të botuara. Burime të tjera na bëjnë me dije se numri i parë i gazetës u botua më 9 qershor dhe se gazeta ishte javore. Po sipas të dhënave të tjera, numri i pestë i gazetës qarkulloi me 15 korrik 1906. Si njëra ashtu edhe tjetra datë e numrit të parë, nuk na nxjerrin ne, një gazetë dyjavore me periodicitet të rregullt. E dhëna më e saktë do të anonte nga ajo që, gazeta doli në numrin e parë të saj me 15 qershor dhe ishte javore në numrat e saj të parë. Por nga ana tjetër, shifra prej 110 numrash të botuara në tre vjet e gjysëm, mesatarisht përkon me një gazetë dyjavore. Gji

Gjithësesi kjo nuk është aq e rëndësishme, sa ç’është themelore vet botimi i kësaj gazete që shënoi fillimin e shtypit shqiptar larg Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjoi ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që kishin emigruar në atë vend. Shqiptarët deri në atë periudhë të shpërndarë anë e kënd kontinentit të madh, e kishin mendjen, si çdo familjar që emigron nga një vend i vuajtur e i varfër, “të fitojnë ca para e të kthehen në vendin e tyre”. “Kombi” me Sotir Pecin dhe më pas edhe me Fan Nolin, por edhe me patriotë të tjerë që kontribuan në faqet e kësaj gazete, e “devijuan” emigrantin shqiptar nga rruga fabrikë-shtëpi dhe e bënë të kuptonte se krahas familjes ka edhe diçka të rëndësishme: çlirimi i atdheut nga okupimi osman dhe se për të arritur këtë, duhet edhe kontributi e secilit, ashtu si t’i kërkohej prej organizatorëve.

Vërtet “Kombi” nuk qe gazeta e parë shqiptare në botë. Para saj ishin botuar të tjera, ashtu edhe si i përmendëm, por ishte e para e një kontinenti apo shteti të madh dhe efekti i shkrimeve të saj pati një ndikim më të madh se i çdo periodiku të botuar deri atëhere. Siç e kujtojnë historianët e shtypit, “pa çka se numri i pajtimtarëve ishte i vogël”, ai i lexuesëve ishte tepër, tepër i madh në krahasim me gazetat e tjera pararendëse që ishin botuar deri atëhere nëpër Europë. Gazeta në shumicën e rasteve shpërndahej falas, ky ishte qëllimi i botuesëve, dhe lexuesit kësisoj ishin të shumtë. Duke vazhduar me këtë mënyrë, leximi në radhë të parë dhe jo
fitimi, gazeta do të mbyllej për shkaqe financiare pas tre vjet e gjysëm botimi.

Sipas Prof. Hamit Boriçi, në programin e së përkohshmes “Kombi” theksohej: “…”Kombi” është organ me të cilin populli shqiptar të mbrohet nga lufta e përditshme e armiqëvet, të rrëfejë të drejtat e tij në botën e qytetëruar, të përpiqet për përpunimin e çështjes politike, për lërimin e gjuhës së vet, t’u japë kurajo e ndihmë gjithë atdhetarëve që përpiqen për këto qëllime, t’u hapë sytë duke rrëfyer udhën e drejtë dhe rreziqet e kombit prej intrigave të armiqëve atyre atdhetarëve që nuk interesohen, të futë ndër ta zjarrin e shënjtëruar, i cili quhet patriotizëm dhe, me pak fjalë, të jetë mbrojtës, ndihmës, këshilltar dhe luftëtar i interesave të kombit”. Në kryeartikullin e numrit 3, Sotir Peci bën thirrjen: “Që të humbasë a të dëgjohet emëri shqiptar, është në dorën tonë…”. Sa aktuale edhe sot pas 110 vitesh. Po kështu aktualitet sjellin edhe shkrimet e tjera të Sotir Pecit që shkonin kundër rrymës së kultit të individit, të liderit të vetëm e të pakundërshtueshëm, “sëmundje” nga e cila shqiptarët vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite, duke treguar prapambetje të pandreqëshme në mendësitë e tyre demokratike.

Vendin e gazetës “Kombi” do ta zinte gazeta “Dielli” e cila botohej në po atë shtypshkronjë dhe me të njëjtat shkronja që botohej ajo. “Dielli” mund të cilësohet si gazeta e vetme shqiptare e rilindjes që vazhdon të botohet edhe sot në SHBA. Krahas “Diellit” e me “Diellin”, një numër i konsiderueshëm gazetash e revistash të botuara nga shqiptarët, kanë lulëzuar në këta 110 vite në SHBA. Nga të dhënat që kemi grumbulluar, gjatë kësaj periudhe 110 vjeçare janë botuar rreth 90 periodikë në gjuhën shqipe, 70 prej të cilave gazeta dhe 20 revista.

Është domethënës fakti që shumica e periodikëve (rreth 55) janë botuar në periudhën deri në Luftën e Dytë Botërore dhe në periudhën e mëpastajme, aktiviteti i shtypit shqiptar në SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, për t’u ripërtërirë disi në fillim të viteve 70-të, koha kur në të cilën forcat demokratike shqiptare që kishin emigruar nëpër botë e kryesisht në Amerikë, punonin për ç’rrënjosjen e sundimit komunist në atdheun e tyre. Pothuaj të gjithë periodikët pa përjashtim, krahas gjuhës shqipe, kanë patur edhe artikuj të veçantë në gjuhën angleze kryesisht, por nganjëherë edhe në frëngjisht apo ndonjë gjuhë tjetër të njohur. Kjo është e natyrshme: një organ shtypi nuk e luan rolin e plotë dhe nuk i shërben qëllimit për të cilin botohet, nëse ai nuk shkruan edhe në gjuhën e vendit ku qarkullon.

Shumica e periodikëve të botuar nuk kanë patur jetëgjatësi më të madhe se sa një vit, të tjerë 2-3 vjet dhe vetëm dy gazeta, “Dielli” dhe “Liria” kanë patur jetëgjatësi më të spikatur. Ndërkohë që e para vijon ende, “Liria” nuk botohet. Pas vitit 1990, shtypit shqiptar në Amerikë i shtohet (krahas të tjerave me më pak emër) edhe një gazetë e qëndrueshme në tregun mediatik dhe që shpërndahet pothuaj në të gjithë territorin e SHBA-ve: “Illyria”, që konsiderohet “zëri i shqiptarëve” nga Alaska në Florida. “Illyria” doli në qershor të vitit 1991 dhe këtë vit ajo ka plot 25 vjet që botohet për shqiptarët e Amerikës.

Duhet theksuar se në morinë e periodikëve shqip në SHBA, një vend të veçantë zënë edhe gazetat e revistat me karakter fetar-kulturor. Ndër to, revista “Jeta Katolike” që e boton kisha katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju York, është më jetëgjata në treg. Me disa ndërprerje, ajo vazhdon të botohet rregullisht qysh prej vitit 1966, duke sfiduar çdo periodik fetar që është botuar në këtë vend.

Si përfundim, sot së bashku me 110 vjetorin e gazetës “Kombi” që e kujtojmë “in-memorium”, duhet të kujtojmë edhe vitin jubilar të 25 vjetorit të botimit të gazetës “Illyria” dhe 50 vjetorin e botimit të revistës “Jeta Katolike”, të dyja me seli në Nju York. Natyrisht pa përfshirë vitin e radhës së 97 vjetorit të botimit të gazetës “Dielli”, që si “patriarke” vijon të udhëheqë krejt shtypin shqiptar që botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tags: edi rama
Previous Post

Reforma në Drejtësi, Vasili: Nëse opozita s’jep votën, gati referendumi

Next Post

BRITANIKJA “THE SUN” TIFO PËR KUQEZINJTË: FORCA SHQIPËRI, JU MUND T’IA DILNI, JENI NJË MREKULLI

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

BRITANIKJA “THE SUN” TIFO PËR KUQEZINJTË: FORCA SHQIPËRI, JU MUND T’IA DILNI, JENI NJË MREKULLI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.