Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë rreth orës 22:00 në Shkup, kur në shtëpinë e 60-vjeçarit me inicialet O. SH., dhe 31-vjeçarit M. SH., janë futur dy persona. Sipas të dhënave të policisë dy sulmuesit janë me inicialet R. R., dhe vajza e tij I. R., të cilët i kanë sulmuar viktimat me thikë dhe me shkop druri.
R. R., dhe I. R., janë arrestuar prej policisë, kurse O. SH., dhe M. SH., janë dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup.
Babait i janë konstatuar tri plagë me thikë në stomak dhe tri në gjoks dhe gjendet në rrezik jete, kurse djali i tij është plagosur në këmbë.
Shkak për këtë incident është se djali me inicialet M. SH., e ka ndërprerë lidhjen e dashurisë me vajzën me inicialet I. R., që është edhe motra e të arrestuarit R. R.















