Një pjesë e kryeqytetit mund të vuajë mungesën me ujë të pijshëm gjatë mbrëmjes së sotme.
UKT bën me dije përmes një njoftimi se, Zona e Unazës së Re mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë mbrëmjen e sotme.
“Ujësjellësi i Tiranës njofton se gjatë mbrëmjes së sotme, në zonën e Unazës së Re mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë për arsye të punimeve që OSHEE-ja po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull”, thuhet në njoftim e UKT-së.















