Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bergamo, pasi në banesën e tij u gjetën mbi 39 kilogram marijuanë dhe municione.
Në pranga është vënë shqiptari me iniciale O.B., një ditë më parë, shkruajnë sot mediat italiane.
Në banesën në rrugën “San Giorgio”, që 30-vjeçari e kishte marrë me qira, u gjetën dhe sekuestruan 39 kg marijuanë, 28 gram kokainë, 10 gram hashash, municione dhe 12 mijë euro KESH.















