Dy studentë, një prej tyre shqiptar, janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aprilia, Itali, pasi u kapën me 200 gr marijuanë.
Ata janë shqiptari H.T., 21-vjeç dhe italiani F.D., 20 vjeç.
Lënda narkotike u gjet pas kontrollit të policisë së makinën me të cilët studentët ishin duke udhëtuar.
Pas mbrojtjes së avokatit të H.T., shqiptari u la i lirë nga gjykata, për mungesë të elementeve që implikojnë në veprime të paligjshme të riun.
Edhe italiani u la i lirë, por ndaj tij u vendos masa detyrim paraqitje në stacionin e karabinierëve të Aprilia-s.















