Një sulm me armë zjarri është ndërmarrë në drejtim të ndërtesës së komunës së Mitrovicës.
Persona të panjohur qëlluan me 6 plumba në drejtim të godinës, duke thyer xhamat e disa dritareve në katin e tretë të saj. Fatmirësisht Policia e Kosovës nuk raporton për asnjë të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të ditës së sotme, ndërkohë që ende nuk dihen autorët e sulmit në fjalë.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se po vijojnë përpjekjet për identifikimit e personave të dyshuar.















