I përmendur disa herë nga Bashkia e Shkodrës, si dhe të tjerë persona, ish-punonjësi i qendrës së zhvillimit në Shkodër, i cilësuar edhe si autor i videos së transmetuar në emisionin “Stop”, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp shpërndarë për mediat. Leonard Hila, ish-përgjegjës i sektorit social në këtë qendër hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.
Në deklaratë ai shprehet se: “Ne kete Qender do duhej te merrnin shërbime persona te moshes 3 deri 25 vjec; por, pjesa me e madhe e rezidenteve jane mbi 25 vjec. Une kam punuar ne Qendren e Zhvillimit Shkoder ne pozicionin Pergjegjes i Sektorit Social (i diplomuar ne Fakultetin e Shkencave Sociale Tirane ne degen Psikologji Klinike dhe kam perfunduar edhe Masterin Shkencore ne po te njejten dege). Gjithashtu jam deshmitare qe ne kete Qender shumica e punonjesve qe ofrojne sherbime e bejne kete pune me perkushtim te jashtezakonshem dhe profesionalizem. Problemet qe kam konstatuar ne Qender ia kam referuar Drejtoreshes se Institucionit Qendra e Zhvillimit Shkoder dhe Sherbimit Social Shteteror (ne perputhje me detyrat e pozicionit tim te punes); kjo ka qene edhe arsyeja e largimit tim nga puna me kerkesen e Drejtoreshes Juliana Cepi me date 02.02.2015 drejtuar Bashkise Shkoder dhe Vendimit nga Bashkia ne po te njejten date.
Ndër të tjera Hila ka pohuar se prej datës 2 shkurt të vitit të kalur ai nuk lejohej të hynte brenda në qendër. “Pas kësaj date kam bere Padi ne Gjykaten Administrative dhe Vendimin e kesaj Gjykate po ua dërgoj bashke me kete shkrim per te treguar qe largimi im nuk eshte per mase disiplinore. Une personalisht nuk jam lejuar te futem ne ambientet e kesaj Qendre prej dates 2 shkurt te vitit 2015 (kur edhe jam larguar nga puna pa asnje paralajmerim) dhe nuk jam lejuar as te bej dorezimet e zyres per te cilen isha pergjegjes.”.
Hila tha kjo ngjarje duhet të sjellë reflektim për institucionet. “Përballë situatave te renda ne Qendrat Sociale, çdokush duhet te ndjehet fajtor dhe perpara se te akuzoje duhet te reflektoje për pergjegjesite personale ne lidhje me te gjitha keta situata. Reagimi i Bashkise Shkodër dhe i disa individëve, ishte i paarsyeshem; duke akuzuar nje ish-punonjes si ‘magjistar’, sikur ai na paska manipuluar Prokurorinë, Gjykatën Administrative, Policine, Televizionet Kombetare, etj etj etj, nje turp dhe hipokrizi e pashembullt.”- perfundon deklaratën e tij për mediat, ish përgjegjësi social pranë qendrës së zhvillimit në Shkodër./BW/















