Një tjetër arratisje nga burgu ka ndodhur sot në Greqi. Mediat greke shkruajnë se një i burgosur që po transferohej për në spital ka mundur t’i largohet policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 me orën lokale të Greqisë, ndërkohë që i burgosuri vuante dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është nga Gjeorgjia, rreth 35 vjeç.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Sipas njoftimit të policisë greke, i arratosuri është 1.75 m i gjatë, me xhupë të zi dhe kishte një çantë të kuqe në shpinë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin arratisje spektakolare nga burgjet greke.
Në shumë prej këtyre rasteve, kanë qenë edhe shqiptarë, një pjesë e të cilëve ende nuk janë kapur. Kujtojmë se rasti i fundit ishte para rreth 3 jave, kur dy shqiptarë u arratisën nga paraburgimi i Selanikut. Ata janë ende në kërkim.















